Covid-19, forcat ajrore italiane marrin në Rinas dy italianë të infektuar
Një avion ushtarak italian ka bëri riatdhesimin e dy pacientëve me Covid-19 që gjendeshin në Shqipëri.
Italianët e infektuar janë transportuar nga Brigada 46 ajrore e Pisas, ndërsa pas një orë fluturimi u janë dorëzuar autoriteteve shëndetësore italiane, raporton Ora News.
Transporti i tyre u bë mesnatën mes së shtunës dhe të dielës, ndërsa sipas asaj që raporton Ministria italiane e Mbrojtjes, nga 23 tetori, 1141 ushtarë, 366 mjekë dhe 700 infermierë po punojnë në transportimin e qytetarëve të infektuar me Covid.
Komanda Operative e Forcave të Armatosura, për këtë qëllim, ka në dispozicion 73 mjete fluturuese, përfshirë dhe 322 automjete për transportin e materialit mjekësor dhe mbrojtjes individuale, shkruan Ora News..
Përveç këtyre, Ministria e Mbrojtjes në Itali ka vënë në dispozicion 18 struktura logjistike të Forcave të Armatosura me funksionin “Hotel Covid” për një total prej 2,353 vendesh për pacientët në karantinë, 4 spitale fushore dhe rreth 152 vende në spitalin ushtarak Celio në Romë dhe në qendrat spitalore ushtarake të Milanos dhe Tarantos.