Covid-19, Gjykata e Tiranës pezullon punën

Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës pezullon punën për tre ditët në vijim për shkak të situatës me koronavirusin në vendin tonë. Edhe Gjykata e Apelit në Vlorë ka pezulluar punën për periudhën 4 nëntor-20 nëntor për shkak të situatës me Covid-19. Po ashtu mësohet se do të merren masa më të ashpra për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse. Në vendimin e sotëm, thuhet se janë pezulluar gjykimet në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, për datat 5, 6, 9 nëntor, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent. Sipas njoftimit ky vendim vjen pas rritjes së madhe të numrit të infektimeve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, duke arritur në shifra rekord.

SHKARKO APP