COVID-19 ‘hap dyert’ e burgjeve/ Mes 600 përfituesve, 21 të dënuar në Burrel lënë qelitë për 3 muaj. Çfarë ndodh nëse dalin jashtë banesës

Mes 600 të burgosurve që pritet të lënë qelitë për shkak të vendimit në kuadër të masave të marra nga Ministria e Drejtësisë kundër COVID-19, janë dhe 21 persona që vuajnë dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë Burrel.

Këta të dënuar pritet të lenë qelitë e burgut për një periudhë 3 mujore, dhe më pas do të rikthehen sërish për të vuajtur dënimin e tyre.

Po ashtu mësohet se këta persona do të jenë nën vëzhgimin e policisë dhe se nuk kanë të drejtë të dalin nga banesa dhe se gjatë qëndrimit brenda këtyre ambienteve atyre u quhet si ditë burgu./BW

SHKARKO APP