Covid-19 ”harrohet” në Shqipëri, duhet ashpërsim apo respektim të masave

A janë shifrat e larta nga Covid-19 në Shqipëri, një arsye e madhe për të respektuar masat anti-covid? Në vendin tonë duket sikur nuk ka virus, edhe pse Ministria raporton çdo ditë shifra të larta në viktima dhe raste ditore.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të mbajtur në fuqi të njëjtat masa edhe për 2 javët e ardhshme, konsiderohet i pamjaftueshëm nga qytetarët edhe pse janë vetë ata që as masat aktuale nuk i zbatojnë. Në qytetin e Shkodrës lëvizja pa një maskë është thuajse një normalitet. Edhe qytetarët që shprehin shqetësim për situatën, jo gjithmonë e kanë një të tillë në rrugë.

Në rrugët e Elbasanit maska mungon masivisht, ndërsa kafenetë stërmbushen në çdo orë të ditës, kryesisht nga të rinjtë. Shqetësimin me të madh për situatën e kanë të moshuarit, të cilët kërkojnë shtrëngim të masave.

Prokolli anti-covid nuk respektohet as në Durrës. Lëvizje e dendur pa maska dhe lokale të mbushura plot. E njëjta panorama shfaqet rrugëve dhe lokaleve të kryeqytetit. Ndërgjegjja konsiderohet nga Komiteti si aleati më i fortë i qytetarëve, ndërsa për këta të fundit ashpërsimi i masave janë mënyra e vetme drejt normalitetit.

SHKARKO APP