Covid-19 ”hyn” në bashkinë e Gjirokastrës

Në 24 orët e fundit u regjistruan 78 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë u konfirmuan në Gjirokastër 4 raste të reja.

Mësohet se një ish-zyrtar  i pushtetit vendor i cili para disa ditësh kishte shkuar në zyrat e bashkisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mbrëmjen e djeshme u morën 20 tamponë për punonjës të Bashkisë, të cilët u dyshuan si kontakte të personave të infektuar, ku 3 prej tyre rezultuan pozitivë.

Personat e infektuar janë karantinuar në banesë, ku do të qëndrojnë për 14 ditë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

SHKARKO APP