Covid-19 i merr jetën aktorit shqiptar

Covid-19 i merr jetën në moshën 66-vjeçare aktorit Valter Gjoni. Lajmin e ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë ⚫️.
I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”.

Gjoni ka qenë edhe Drejtori i Protokollit në Bashkinë e Tiranës.

***

Valter Gjoni aktor shqiptar. Ka lindur më 4 tetor 1954 në Tiranë, është arsimuar në nivel parauniversitare, po në Tiranë.

SHKARKO APP