Covid-19 i merr jetën ish kreut të Këshillit të Qarkut Elbasan
Ndërron jetë si pasojë e infektimit me Covid-19, Kozma Hakani, ish kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan.
Hakani ishte i shtruar prej dy javësh në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”.
Hakani ka qenë dhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit, ndërsa për 40 vite punoi në sistemin e arsimit në shkolla të ndryshe të qytetit të Elbasanit.
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 557 infektime të reja dhe 12 viktima, ndërsa për Elbsanin u raportuan për 27 raste të reja dhe një vdekje.