Covid-19 i merr jetën mësuesit nga Fieri. Ministrja e Arsimit bën mesazhin prekës
Një mësues në Fier ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila në një postim në Facebook ka përcjellë edhe një mesazh ngushëllues.
“Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri”, shkruan ministrja Kushi.
Ministrja e Arsimit bën thirrje që për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, “duhet të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rrezikshëm!”