Covid-19 i merr jetën specialistes në Autoritetin Shëndetësor, Manastirliu: Ishte një zonjë e mrekullueshme

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me vdekjen për shkak të Covid-19, të Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Manastirliu e ka cilësuar si një lajm që të shkakton hidhërim të papërshkrueshëm ndarjen e saj nga jeta.

”Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”,-ka shkruar mes të tjerash Manastirliu.

Postimi i plotë

Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!

SHKARKO APP