Covid-19 i merr jetën 18-vjeçarit dhe 31-vjeçares shtatzënë

Kjo e hënë ka rezultuar e rëndë sa i takon situatës nga Covid-19. Një 18-vjeçar nga Elbasani që ishte shtruar tek spitali Covid 2 (Shefqet Ndroqi) nuk e ka fituar betejën me Covid-19.

Ai ishte shtruar aty prej një jave së bashku me prindërit, dhe mësohet se shkoi në spital me mushkëri 100% të prekur. Po ashtu mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Një tjetër lajm të trishtë kanë dhënë mjekët, ku një 31-vjeçare ka humbur jetën nga Covid-19, por bluzat e bardha arritën që të shpëtonin foshnjen edhe pse lindja u bë në muajin e 7-të të shtatzanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën, kjo për shkak të gjendjes së rënduar. Paçka ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk e fitoi betejën me Covid-19, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit. Foshnja e viktimës ndodhet ende në maternitet, ndërsa lajmi i mirë është se ka dalë nga intubimi por vijon të jetë me oksigjen të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?