COVID-19/ Ja sa fëmijë janë të shtruar në spital në Shqipëri

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri duke mos bërë dallim moshe.

Në një intervistë për “ABC News”, Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Xhorxhina Kule është shprehur se deri më tani janë kuruar nga koronavirusi 70 fëmijë, ndërsa vijojnë të jenë të shtruar në spital 10 fëmijë të infektuar me COVID.

Kule ka theksuar se fëmijët e kalojnë në formë më të lehtë koronavirusin, por patjetër që ka pasur dhe raste të vështira. Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, thotë se në Shqipëri nga COVID-19 ka humbur jetën vetëm një fëmije 16 muajsh, ndërsa një fëmijë që u intubua tashmë e është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kemi 10 fëmijë të shtruar tashmë me Covid por që nga fillimi e deri më tani numri i fëmijëve me Covid të shtruar në spital shkon deri në 70 fëmijë. Kemi parë që forma të rënda koronavirusi ka bërë dhe të moshat e reja dhe e njëjta gje vlen të thuhet dhe te fëmijët me bronko-pneumoni, por dhe te fëmijët me sëmundje të ndryshme metabolike, me probleme të ndryshme gjenetike dhe me probleme zemre. Kemi pasur një rast fataliteti te një fëmijë me 16 muaj. Në oksigjen janë futur rë gjithë moshat duke filluar nga një muajsh ne kemi hospitalizuar deri në 14 vjeç, ne kemi pasur dhe një fëmijë të intubuar në repartin e terapisë infektive dhe fatmirësisht pati ecuri të mirë dhe u shërua. Duhet të kemi parasysh se rasti rastit nuk i ngjan, ka një udherrëfues ka disa insufiçenca bazë por nuk ka një preparat për të menaxhuar. Terapia që përdoret te fëmijët është e njëjtë dhe me të rriturit, ne përdorim antibiotiko terapinë, etj, ka dhe disa antibiotikë që ne nuk i përdorim në rastet e fëmijëve”, ka thënë doktoresha.

SHKARKO APP