Covid-19, ja simptoma më e frikshme nga të gjitha
Covid-19 nuk vështirëson veç frymëmarrjen por sulmon të gjitha organet kryesore. Kjo është arsyeja pse virusi ka simptoma, për disa të papërballueshme dhe për disa të tjerë minimale. Një mjeke e njohur argumenton se pse njëra prej tyre mund të jetë më e frikshmja. Dr. Deborah Lee, thotë se mungesa e frymëmarrjes është simptoma më shqetësuese.
“Si duhet të jetë të përjetosh mungesë të frymëmarrjes akute? Kur përpiqem ta imagjinoj këtë, mendoj gjithnjë dikë të zhytur thellë në ujë që përpiqet të shkojë drejt sipërfaqes dhe ndihet i dëshpëruar për të marrë frymë. Kjo mund t’ju ndodhë në situata të caktuara për disa sekonda, por imagjinoni nëse do ndiheshit kështu për pjesën më të madhe të kohës”,- thotë ajo.
Për shumë njerëz lufta bëhet edhe më e vështirë, jo vetëm fizikisht por edhe psikologjikisht, çka i rëndon ata edhe më shumë. Po aq shqetësues është edhe fakti që mbijetesa nuk do të thotë domosdoshmërisht kthim në gjendjen shëndetësore të mëparshme. Një studim i fundit kërkimor vëren se disa pacientë të rikuperuar nga Covid-19, mund të tregojnë shenja të dëmtimit të mushkërive dhe zemrës edhe pas largimit nga spitali.
Pacientët që nuk arrijnë t’i tejkalojnë plotësisht simptomat e Covid-19, njihen si “transportues të gjatë”. Ata kanë tendencë t’i përjetojnë simptomat edhe muaj pas rikuperimit dhe të ndjejnë lodhje, të kenë kollë, humbjen e shijes dhe nuhatjes etj. Simptomat e sëmundjes, që kanë më pak gjasa të zgjasin, përfshijnë të vjellat dhe ethet.