COVID-19, Koço Kokëdhima propozon ditë zie për viktimat

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, ka propozuar sot që Shqipëria të mbajë një ditë zie për të nderuar viktimat e COVID-19 në Shqipëri dhe në vendet ku jetonin.

Përmes një statusi në Facebook, Kokëdhima u shpreh se shumica prej tyre janë përcjellë për në banesën e fundit nga një grusht familjarësh ose në vetmi, megjithëse shumë do të donin t’u jepnin nderimet e duhura viktimave të pandemisë, por kushtet dhe masat për distancimin fizik nuk e lejojnë. Ndaj në emër të partisë ‘Zgjidhja’ ai propozoi që në nderim të të gjitha viktimave, Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë. Ngushëllime familjeve të viktimave!

“Pandemia u ka marrë jetën deri më sot 23 shtetasve shqiptarë në Shqipëri. Nga Italia erdhën në Shqipëri 12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, që humbën betejën me COVID-19. Në SHBA deri më sot janë 9 shqiptarë të vdekur. Shumica prej tyre janë përcjellë për në banesën e fundit nga një grusht familjarësh ose në vetmi. Do të donim shumë t’u jepnim nderimet e duhura viktimave të pandemisë, por kushtet dhe masat për distancimin fizik nuk e lejojnë. Ndaj në emër të partisë ‘Zgjidhja’ propozoj që në nderim të të gjitha viktimave, Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?