Covid-19/Mjeku i njohur: Ja pse mosha e tretë është më e rrezikuar

Që pas përhapjes së Covid-19, pyetja që bëhet edhe më sot, është se kush moshë është më e prekur nga ky virus. Mjeku anestezi, Roland Xhaxho, shpjegoi në ”Open” sesi vepron virusi Covid-19 në trupin e njeriut. “Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria. Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë. Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinj, nuk është koha jonë. Është koha e të rinjve pasi të rinjtë janë më rezistente ndaj virusit. Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur problem shëndetësore të rënda më herët. Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë membranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oksigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe”.

SHKARKO APP