Covid-19, Myftinia e Shkodrës nuk do të presë vizita urimi për Kurban Bajramin

Myftinia e Shkodrës nuk do të presë këtë vit vizita urimi për festën e Kurban Bajramit për shkak të Covid-19.

Anulimi i vizitave është konfirmuar nga vetë institucioni fetar përmes një njoftimi për media ku thuhet se edhe ceremonite e faljes në xhami do të zhvillohen të përmbledhura sipas protokolleve të sigurisë.

Njoftimi per median

1.Te enjten, me 30.07.2020, ora:10.00, ne xhamine e Parruces, Myftiu i Shkodres jep mesazhin e tij per festen e Kurban Bajramit.

2. Per shkak te situates se pandemise:

-Ceremonite e bajramit do te zhvillohen te permbledhura ne çdo xhami, sipas protokolleve te percaktuara.

Ceremonite kryesore zhvillohen si zakonisht ne dy xhamite  “Ebu Beker”, dhe Parruce, nga ora:06.15-06.40.

-Ndersa pritje te vizitave per Bajram nuk do te zhvillohen!…

SHKARKO APP