COVID- 19. Ndërron jetë pacientja 72 vjeçare nga Tirana, arrin në 23 numri i viktimave

Një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, e moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
72 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm. E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Në total numri i të prekurve është 409. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive.

– Tiranë          196 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnje           5 raste
– Elbasan          15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë             8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë               5 raste
– Shkodër       45 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat               2 rast
– Has                12 raste
– Krujë               5 raste
-Tropojë            4 raste
– Pukë                4 raste
– Mirditë            3 raste

SHKARKO APP