COVID-19 në Berat/ 56 raste të reja në 24 orët e fundit. Mes të infektuarve nxënës, mësues e punonjëse fasonerish

56 është numri total i rasteve të infektimeve në qarkun e Beratit në 24-orët e fundit, ndërkohë që shpërndarja e rasteve sipas qyteteve është: 26 raste në Berat, 25 raste në Kuçovë, 1 rast në Urë-Vajgurore, 2 raste në Skrapar dhe 2 raste në Poliçan.

Mes të prekurve të ditës së sotme vihet re një numër i lartë të infektuarish mes moshave të treta. 60% e infektime të 24-orëve të fundit janë pensionistë të moshave 66-78 vjeç. Mes të prekurve të ditës së sotme regjistrohen disa nxënës, mësuese dhe punonjëse fasonerish.

2 mësuese dhe 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz,1 mësuese në fshatin Novaj në Skrapar,1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan dhe 2 punonjëse në një fasoneri në Berat janë konfirmuar sot “pozitivë” me SarsCov-2.

Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 të 24-orëve të fundit konfirmohen edhe 12 të rinj, të moshave 22-25 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka shkuar në 840.

SHKARKO APP