Covid-19 në burgje/Gjonaj ”kërcënon”: Media të tregohet e përgjegjshme

Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ndryshmet në Kodin Penal janë të nevojshme për të plotësuar vakuumin ligjor në raste pandemish dhe kjo nuk bëhet për të ndëshkuar qytetarët, por për të mbrojtur jetën e tyre.

Nga ana tjetër, ajo i bëri thirrje mediave që të tregohet e përgjegjshme për lajmet Covid-19 që publikon për burgjet, pasi një lajm i rremë mund të sjellë dëme të pariparueshme në rendin dhe sigurinë e vendit por dhe të familjarëve dhe të burgosurve.

“Në menaxhimin e situatave të tilla duhen të ndërmerren nisma ligjore. Një situatë delikate ka qene situata në burgje. Miratuam aktin normativ për lirimin e përkohshëm të të burgosurve me rrezikshmëri të ulët për 3 muaj u bë për të mbrojtur jetën dhe përballuar krizën që sjell Covid-19. Lirimi i tyre ul mundësinë e mbipopullim të burgjeve dhe përballimit me stafin e situatës me stafin që kemi. Të liruari mbahen në vrojtim të vazhdueshëm, janë pezulluar, është pezulluar takimi me familjarët dhe marrja e masave të shtuar sigurie për këtë situatë për të ndaluar përhapjen e virusit Puna e çdo polici dhe gjitha strukturave vështirësohet kur lajmet e rreme përhapen nga mediat për raste Covid-19 në burgje. I bëj thirrje mediave të tregojnë përgjegjësinë pasi krijojnë panik tek të dënuarit dhe familjarët që sjell pasoja të pariparueshme për rendin dhe sigurinë. Propozimet për ndryshim në kodin penal nuk kanë për qëllim ndëshkimin por mbetjen e jetës së qytetareve gjatë pandemisë. Këto duhet të bëheshim më herët ashtu siç i kanë dhe vendet europiane”.

SHKARKO APP