Covid-19 në burgjet e Shqipërisë, zbulohet numri i të prekurëve

Covid-19 ka hyrë edhe në burgjet e vendit. Mësohet se janë identifikuar 18 persona pozitivë. Vetëm 3 prej tyre janë aktivë për momentin, njëri prej të cilëve i shtruar në spitalin e burgut, pasi ka edhe sëmundje shoqëruese. Nga të dënuarit që përfituan nga Akti Normativ leje të veçantë 3-mujore, 3 prej tyre janë riarrestuar. Dy prej tyre për dhunë në familje dhe një tjetër për shkak se ka shkelur rregullat e karantinimit.

Sa i përket lirimit të të burgosurve janë liruar 20 të paraburgosur nga arrest me burg në ”arrest shtëpie”. Shndërrim i Spitalit të Burgjeve në një spital COVID po pengon kryerjen e akt-ekspertimeve të nevojshme mjeko-ligjore te të dënuarit me burg apo të paraburgosurit.

Këto lloj ekzaminimesh urdhërohen nga gjykata, për të provuar pretendimet e të izoluarve në burg për sëmundje që mund t’u rrezikojnë jetën në qeli, apo mund të vënë në rrezik bashkëvuajtësit e tyre. Prej disa ditësh, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kthyer përgjigje boshe në gjykatë, duke pretenduar se nuk mund t’i kryejnë eksperimentet e kërkuara.

SHKARKO APP