Covid-19 në Greqi/ Regjistrohen mbi 5 mijë raste të reja dhe 82 viktima

Sot në Greqi janë shënuar 82 humbje jete si pasojë e COVID-19. Shifrat e infektimeve vijojnë që të jenë tejet të larta, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 5870 raste me COVID-19.

Në intubim janë 641 pacientë që vijojnë luftën me sëmundjen që deri tani ka marrë miliona jetë në botë.

Rekordi i rasteve me COVID në Greqi është shënuar në datë 9 nëntor të këtij viti, 8613 të infektuar brenda 24 orëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri më i madh i vdekjeve nga virusi në një periudhë 24-orëshe është shënuar më 28 nëntor 2020, ku humbën jetën 121 pacientë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Greqia ka shtrënguar masat për të pavaksinuarit, por rastet janë ende të larta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?