Covid-19 në mesin tonë, vuajnë 15% e personave që e kanë kaluar rëndë sëmundjen

10 deri 15% e personave që kanë kaluar Covid-19 po vuajnë nga probleme të tjera shëndetësore. Nga mjekët njihet si Covid i zgjatur dhe po ndeshet kryesisht te pacientët që e kanë kaluar rëndë sëmundjen. Për këta persona duhet deri 6 muaj kohë dhe trajtim për rikthimin në normalitet.

“Një pjesë e tyre brenda këtij 15% zhvillojnë shenja të ndryshme. Janë shumë variabël nga lodhja e vazhdueshme, humbja e shijes, nuhatjes, ankthi, depresioni e deri te problemet në mushkëri dhe vështirësitë në frymëmarrje sidomos për ata që e kanë kaluar më rëndë. Nëse personi ka patur probleme kronike kërkon një kohë më të gjatë që shkon deri 6 muaj, ndërsa personat e tjerë për 1 deri 3 muaj kthehen në normalitet. Mushkëria është një organ që e rigjeneron shumë mirë veten”.

Rastet Post-Covid trajtohen në spitalin “Shefqet Ndoqi” i njohur ndryshe si Sanatoriumi. Pneumologu Arjan Mezini tregon se spitali i është kthyer rutinës së tij, por tashmë dhe me një pavion të veçantë për trajtimin e Covdit të zgjatur.

Çfarë rekomandohet për vaksinimin e personave që e kanë kaluar koronavirusin. “Personat që e kane kaluar Covidin, s’ka rëndësi lehtë apo rëndë, 6 muaj pas sëmundjes duhet të marrin të paktën një dozë. Per personat e pavaksinuar nuk ka asnjë diskutim që PO, nëse ne duam të dalim sa më shpejt nga kjo situatë”.

SHKARKO APP