Covid-19 në samitin e Zagrebit, Cakaj: BE dhe Ballkani perëndimor me 6 maj konferencë online
Pak ditë para mbajtjes së samitit të Zagrebit, i cili do të mbahet online me 6 maji, Ministri i jashtëm në detyrë ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun kroat.
Tema e diskutimit ndërmjet dy diplomatëve ka qenë bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.
Nën kushtet e pandemisë, me 6 maji do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku pritet të bashkërendohen përpjekjet në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të mposhtur COVID-19.
Gjithashtu në këtë takim do të preket edhe çështja e integrimit të Shqipërisë si dhe pritet t’i kërkohet vendit tonë plotësimin e kushteve para konferencës së parë ndërqeveritare.