Covid-19 në shkolla, Kule: Tetë fëmijë të shtruar me komplikacione

Gjeorgjina Kule, mjeke pediatre ka folur rreth fëmijëve të infektuar me Covid-19, numri i të cilëve ngelet i pandryshuar nga ai i para fillimit të vitit të ri shkollor. Kule tha se duhet pritur edhe pak për të vlerësuar situatën duke qenë se periudha e inkubacionit shkon deri në dy javë. Ajo nënvizoi gjithashtu faktin se janë të përgatitur për një shtim të numrit të rasteve.

”Shifra të sakta në lidhje me fëmijët e infektuar në shkollë duhet t’i merrnim nga Instituti i Shëndetit Publik por gjatë këtyre ditëve hospitalizimet e rasteve të fëmijëve që kanë qenë me infeksion nga SARS COV-2 kanë qenë fëmijë të moshës së vogël para moshës shkollore”, sqaroi mjekja.

Më tej pediatria tregoi se aktualisht janë tetë fëmijë të shtruar të infektuar me Covid-19 që kanë komplikacione, por situata shton ajo është nën kontroll. Kule nuk e mohon që ekziston si mundësi agravimi i situatës dhe si për rrjedhojë mësimi duhet të zhvillohet në kushte të tjera por konkretisht numri i rasteve nuk e bën të nevojshëm një formë alternative të mësidhënies.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?