Covid-19 në shkolla, ministrja Evis Kushi ”kyç” gojën

Covid-19 ka hyrë në shkolla, por asnjë shifër për mësuesit dhe nxënësit e prekur nga virusi vdekjeprurës nuk u dha nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, gjatë seancës dëgjimore me Komisionin e Edukimit.

“Çdo ditë monitorohet situata nëpër shkolla duke marrë informacion ditor për rastet e reja, mungesat apo problematika të tjera që mund të cenojnë shëndetin e nxënësve në shkolla. Zyrat arsimore kanë marrë masat për zëvendësimin e mësuesve të infektuar apo të karantinuar me mësues nga portali Mësues për Shqipërinë”, tha ministrja.

Sipas Kushit ministria po punon paralelisht edhe për mësimdhënie online, skenare që mund të shfrytëzohen në një situatë kritike të pandemisë.

SHKARKO APP