Covid-19 në shkolla/Tomini: Mësuesit e infektuar janë zëvendësuar
Duke iu përgjigjur akuzave mbi situatën e të infektuarve në institucione arsimore, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se ata që nuk marrin vesh nga kjo punë nuk duhet të flasin.
Drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini u shpreh se aktualisht nuk ka vatra masive nëpër shkolla por janë në familje, ashtu siç raportoi edhe më herët ministrja.
”Në Shqipëri nuk kemi vatra masive në struktura arsimore. Kryesisht rreth 80 % e vatrave aktive janë familjare dhe ndërkohë 20 % e tyre janë në struktura të tjera. Kemi evidentuar klastera në disa shkolla në nivel kombëtar që pas hetimit epidemiologjik, mësuesit e infektuar janë zëvendësuar menjëherë. Nuk kemi asnjë mungesë në strukturat arsimore”,-tha ministrja Tomini.