Covid-19 në shkolla/Vokshi: Mësuesit në panik, me mijëra nxënës nuk kanë pajisje për mësimin online

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe një nga kontributoret për planin e selisë blu në lidhje me arsimin, ka denoncuar situatën e pandemisë në shkollat e vendit. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se merr çdo ditë mesazhe nga mësues të shqetësuar, të cilët sipas saj, nuk u bëhet tamponi apo testi serologjik. Në shkolla nuk ka maska, alkool, dezinfektant, termometra. Nuk ka një platformë funksionale për mësimin online. Shkollat nuk kanë internet. Mësues nga Tirana na tregojnë se detyrohen të punojnë nga lokalet përreth shkollave me mjetet e tyre. Shumë nxënës nuk kanë pajisje për të mësuar online, ndërsa ata që jetojnë në zona periferike apo rurale nuk kanë as energji elektrike”,-shkruan ndër të tjera Vokshi në facebook.

Postimi i plotë

Këtë javë, kam marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla. Është dështim kolosal i Edi Ramës që një vit pas pandemisë, qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë dhe nuk marrë masat më minimale të sigurisë në shkolla apo për mësimin online.

• Mësuesve nuk u bëhet tamponi apo testi serologjik.
• Në shkolla nuk ka maska, alkool, dezinfektant, termometra.
• Nuk ka një platformë funksionale për mësimin online;
• Shkollat nuk kanë internet. Mësues nga Tirana na tregojnë se detyrohen të punojnë nga lokalet përreth shkollave me mjetet e tyre.
• Shumë nxënës nuk kanë pajisje për të mësuar online, ndërsa ata që jetojnë në zona periferike apo rurale nuk kanë as energji elektrike.

Cinizmi i kësaj qeverie me mësuesit nuk ka fund. Mes kësaj gjendje të mjerueshme, Ministria e Arsimit ka nxjerrë grupe monitorimi për mësimin, përfshi atë online. Nga njëra anë, nuk u paguan mësuesve as orët shtesë, nuk u siguron kushtet minimale, nuk u bën as trajnim për të ashtuquajturën platformë dixhitale, nga ana tjetër, përmes kontrolleve të tilla abuzive qeveria shton presionin psikologjik ndaj mësuesve. Kjo është qeveria më e keqe që ka patur Shqipëria. Për vete trefishoi pasuritë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit i la në mëshirën e pandemisë. Shpresa e mësuesve, e nxënësve dhe e prindërve të tyre është tek PD. Pas 25 prillit, me rritjen e pagave, me shkollat në standardet europiane, ne do të bëjmë ndryshimin që të gjithë duan!

#25Prill
#shqiperiafiton
#shqipëriafitonarsimin

SHKARKO APP