Covid-19 në shkollën ”Emin Duraku”, 8 të prekur dhe 29 arsimtarë karantinohen

Covid-19 vijon që të jetë aktiv në vendin tonë dhe rastet në shkolla fatkeqësisht nuk kanë munguar. Në shkollën ”Emin Duraku” në Tiranë, janë infektuar me koronavirus 8 pjesëtarë të stafit. Me Covid-19 kanë rezultuar 5 mësuese dhe 3 punonjëse të tjera. Para dy javësh është zbuluar rasti i parë dhe kanë vijuar testimet më pas. Me 5 tetor kanë rezultuar fillimisht pozitiv sanitarja dhe mësuesja e anglishtes, më pas kanë pasur shenja edhe mësues të tjerë. Deri tani janë karantinuar 29 mësues dhe u është marrë tamponi. Mësohet se ata janë zëvendësuar me 29 mësues të tjerë dhe mësimi vijon normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?