Covid-19 në Shqipëri, 13 raste nga 2007 testime, 66 pacientë aktivë

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar  X raste te reja nga Y testime të kryera dhe asnjë viktimë si pasojë e Covid-19.

Njoftimi

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2007 testime, 2 të shëruar dhe 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se përhapja e variantit Delta në shtetet e rajonit dhe më gjerë, ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor, ku po ndiqet me shumë kujdes situata, për identifikimin e varianteve të reja si dhe për izolimin në kohë të çdo rasti të dyshuar me Sars-Cov2. Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën sërish apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2007

Testime totale 823,533
Raste pozitive 132,557
Raste të shëruara 130,035
Raste Aktive 66
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25
Elbasan 8
Shkodër 7
Korçë 7
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 4
Lezhë 2
Kukës 1
Gjirokastër 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?