Covid-19 në Shqipëri/439 viktima veç më muajin mars, autoritetet kryen më pak testime

Muaji mars u mbyll me bilancin tragjik të 439 viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Shifrat tejkaluan muajin shkurt, si muaji me më shumë humbje jetësh që prej nisjes së pandemisë teksa nga të dhënat zyrtare u vu re se pati më pak testime.

Gjatë 31 ditëve të muajit mars, 439 pacientë me Covid-19 humbën jetën në spitalet publike – mesatarisht 14.1 vdekje në ditë. Kjo shifër është me 23 viktima më e lartë se bilanci i muajit shkurt – 416 viktima, me mesatare 14.8 vdekje në ditë.

Marsi rezulton me më pak teste të kryera se shkurti apo dhe janari. Mesatarisht gjatë muajit mars autoritetet kryen 2,972 teste në ditë, ndërsa në muajin shkurt kjo mesatare ishte 3,868 teste në ditë. Ulja e testeve u vu re sidomos gjatë javës së fundit.

SHKARKO APP