Covid-19 në Shqipëri/ 48 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka zbuluar se nga 864 testime të kyera në 24 orët e fundit kanë rezultuar 48 infektime të reja. Për fat të mirë nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Swiss Digital Desktop Reklama

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 7 në Fier, 3 Himarë, Sarandë, 2 në Kukës, Delvinë, Kuçovë, 1 në Has, Kavajë, Patos, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Memaliaj, Korçë.

Janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Mars 2022)

Raste të reja ditore           48

Të shëruar në 24 orë        45

Të shtruar në spitale         31

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   864

 

Testime totale               1,767,907

Raste pozitive                   273,088

Raste të shëruara             268,984

Raste Aktive                        617

Humbje jete                        3,487

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              274

Fier                  103

Vlorë                79

Kukës              30

Elbasan           29

Gjirokastër      24

Korçë               16

Shkodër          15

Berat               15

Lezhë              13

Durrës             13

Dibër                 6

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?