Covid-19 në Shqipëri, bilanci më i rëndë i kësaj jave
Në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima të tjera, një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 55. Kjo është dita e tretë radhazi që shënohen nga dy viktima. Dy personat që ndërruan jetë në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishin të konfirmuar me Covid-19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Vetëm në javën e fundit, bilanci është shumë më i rënduar edhe se në pikun e pandemisë. Në 7 ditë, janë shënuar 11 viktima dhe janë regjistruar 440 raste të reja.
Bilanci
E hënë 33 raste, 1 viktimë
E martë 52 raste, 1 viktimë
E mërkurë 67 raste, 2 viktima
E enjte 78 raste, 1 viktimë
E premte 77 raste, 2 viktima
E shtunë 61 raste, 2 viktima
E diel 72 raste, 2 viktima
Në total në javën e fundit, 440 raste dhe 11 viktima