Covid-19 në Shqipëri, Brataj: Jemi në rënien e fazës së infeksionit
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili duke u bazuar në shifrat e Urgjencës Kombëtare, thotë se ka një rënie të numrit të vizitave për Covid-19, ndërsa u shpreh se jemi në fazën e rënies së infeksionit.
”Ka një rënie të numrit të vizitave. 24 orët e fundit janë 20-25 thirrje. Ka një rënie edhe numri i konsultave mjekësore. Në këtë moment është në rënie për fatin e mirë, por kujdesi duhet të jetë i njëjtë. Siç ishte parashikuar Omicron tregoi se arriti kulmin dhe pastaj filloi rënia.
Tani jemi në fazën e rënies, por sidoqoftë është prezent akoma ky infeksion. Ka shumë njerëz që nuk e kanë kaluar, ose nuk janë të mbrojtur nga mosinfektimi. Edhe kjo pandemi bëri rrugën fiziologjike. Omicron po lëshon fushë. Format e rënda janë me mijëra herë më mirë. Në 2022 kemi të shtruar 102 veta, por vitin e kaluar ishin 547 pacientë të shtruar”.