Covid-19 në Shqipëri, ekspertët: Rritja do të vijojë, por jo në mënyrë agresive

Gushti nisi me rritje të rasteve nga Covid-19 në Shqipëri, dhe mjekët e lidhin me variantin ”Delta”, i cili ka sipas tyre ka një transmetueshmëri 50 deri në 60 përqind më të lartë.

Sipas parashikimeve, trendi rritës do të vijojë, por jo në një mënyrë agresive siç ndodhi vitin që lamë pas. Epidemiologët thonë se pasojat në shëndetin e të infektuarve me delta janë më të buta.

Për mbrojtjen nga variantet e Covid-19, ekspertët apelojnë për marrjen e vaksinës si zgjidhjen më të efektshme. Deri në fund të këtij muaji, procesi do të vijojë të jetë i hapur për personat mbi 18-vjeç, kjo në të gjitha pikat e dedikuara dhe qendrat shëndetësore.

SHKARKO APP