Covid-19 në Shqipëri, SHBA ul nivelin e rrezikshmërisë. Yuri Kim: Lajm i mirë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë lajmin e mirë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka ulur nivelin e rrezikshmërisë për Shqipërinë për sa i përket situatës me pandeminë.

Përmes një postimi në Twitter, Kim e konsideron një lajm të mirë këtë gjë, për qytetarët që duan të vizitojnë Shqipërinë për qejf apo për punë.

”Më 7 qershor Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e renditi Shqipërinë në “Niveli 1”, niveli më i ulët për infektime nga Covid-19. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që duan të udhëtojnë në Shqipëri për punë apo qejf. Për detaje të hollësishme shihni në faqen e CDC”.

SHKARKO APP