Covid-19 në Shqipëri, shkurti me bilanc tragjik
Dy javët e para të muajit Shkurt në bazë të raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë kanë shënuar rreth 14 mijë persona të infektuar me Covid në të gjithë vendin, ndërsa dy javët e fundit mbi 13.140 raste pozitive.
Koronavirusi gjatë muajit Shkurt ka shënuar bilanc tepër të rëndë sa i përket viktimave. 175 humbje jete janë regjistruar nga 1-14 Shkurt, ndërsa në 2 javët e fundit 220 viktima, duke shënuar në total 395 të vdekur.
Sa i përket shtrimeve në 7 spitalet Covid në kryeqytet dhe ato rajonale, shifrat e të shtruarve kanë kaluar mbi 600 pacientë gjatë muajit shkurt.
Prej datës 1 deri në fund të shkurtit janë kryer mbi 52 mijë testime të shpejta dhe PCR në të gjithë vendin./ Klan News