Covid-19 në Shqipëri/ Tomini: Krishtlindjet dhe Vitin e ri, festojini në shtëpi

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, tha ndër të tjera se çerdhet dhe kopshtet nuk janë konsideruar si vatër infektimesh.

”Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjeç, incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte”.

Ndërsa për festat e fundvitit, Tomini tha se këtë vit është mirë që të festohen në shtëpi. ”Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë”,-shtoi ajo ndër të tjera.

SHKARKO APP