COVID-19 në Shqipëri, zgjerohet harta me raste pozitive aktivë

Javën e fundit në Shqipëri është rritur numri i personave të prekur nga COVID-19, teksa është zgjeruar dhe harta e bashkive me raste aktive. Gjatë kësaj jave, numri i bashkive me raste aktive me koronavirus ka shkuar në 11.

Nëse 4 korrik në Shqipëri u regjistrua vetëm 1 rast i ri me Covid,  gjatë 24 orëve dhe rastet aktive zbritën në 52 të shpërndarë në 8 qarqe, të enjten numri i bashkive arriti në 11.

Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të rasteve aktive, ku 40 % e rasteve janë në kryeqytet, e ndjekur nga Vlora me 11 % të rasteve, Durrësi dhe Kukësi me 9 %, Elbasani me 7.8 % të rasteve ,  Shkodër dhe Lezhë me 6% të rasteve aktive dhe fieri me 5 %.

Në Shqipëri janë mbi 230 raste pozitiv aktivë. Ekspertët e institutit të shëndetit publik rritjen e rasteve ia atribuojnë dyshimeve të qarkullimit të variantit delta i cili përhapet shumë më shpejt dhe që prek kryesisht të rinjtë.

SHKARKO APP