COVID-19 në Turqi, arrestohen 400 persona për shpërndarjen e postimeve provokative në internet

Mbi 400 persona kanë rënë në prangat e policisë turke për shpërndarjen e lajmeve dhe përmbajtjeve provokative të lidhura me pandeminë e COVID-19.

Ministri i Brendshëm turk njoftoi ditën e sotme se në 42 ditët e fundit, janë marrë në shqyrtim 6,362 llogari në rrjete sociale.

Prej tyre, janë identifikuar 855 të cilët kishin shpërndarë postime provokative ndërsa 402 persona u arrestuan.

Autoritetet kanë nisur një operacion për evidentimin e këtyre personave të cilët shpërndajnë informacione të rreme me qëllime dashakeqëse duke përhapur panik tek qytetarët.

Deri më tani Turqia ka shënuar mbi 2,800 viktima dhe rreth 110,000 të infektuar në të gjithë vendin.

SHKARKO APP