COVID-19 në vend, Rama publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani

Shqipëria ka mbërritur në shifrën e 700 mijë vaksinimeve nga COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një fotoje në rrjete sociale.

Kujtojmë se fushata e vaksinimit në vend ka nisur në muajin janar, e muaji maj, shihej si muaji i objektivit të 500 mijë vaksinimeve.

Kujtojmë se në vend aktualisht po vaksinohen disa kategori, përfshirë, policët, mjekët, të moshuarit e gazetarët. Sakaq, vaksinat që po përdoren janë ajo ruse, Sputnik V, kineze, Sinovac, AstraZeneca dhe Pfizer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?