Covid-19 në Vlorë, tamponët shumë më pak sesa rastet që kërkojnë ndihmë

Situata e Covid-19 në Bashkinë e Vlorës, sa vjen e rëndohet më shumë. Rastet e shtuara pranohen si nga Urgjenca e spitalit rajonal, ashtu edhe nga mjekët e familjes.

Numri i tamponëve që u bëhen personave është shumë herë më i ulët, jo vetëm nga kërkesat, por rezulton shumë i ulët edhe me rastet që paraqiten në urgjencë apo edhe tek klinikat dhe laboratorët privatë.

Shtimin e numrit të personave të infektuar me Covid-19 e pranojnë edhe mjekët e familjes, të cilët nuk ngurrojnë të shprehen se personat e infektuar mund të jenë shumë më tepër nga ato që vërtetohen zyrtarisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Covid-19 ka prekur edhe sistemin parashkollor në Bashkinë e Vlorës, ku deri më tani numërohen tre kopshte të mbyllura dhe disa dhjetra mësuese dhe nxënës të prekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?