Covid-19 nuk i ndalon shqiptarët, Franca kthen 110 azilantë (VIDEO)
Edhe pse jemi në kohë të pandemisë nga Covid-19, ku kufijtë janë të mbyllur, shqiptarët vijonë të kërkojnë azil. Operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së vijojnë.
Mbasditen e somte, në Rinas u riatdhesuan nga Metz, Francë, me charter, 110 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen, të cilët u kthyen vullnetarisht. Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.
“Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.
Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, do vijojë operacionet e riatdhesimit dhe do forcojë masat duke shtuar patrullimet në kufirin jeshil”, njofton policia.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/667570263845806/