COVID-19 nuk kursen bluzat e bardha, mjekja e Infektivit dyshohet se është infektuar
Një mjeke në Spitalin e Infektivit dyshohet se është prekur nga koronavirusi, ndërsa Fax News disponon edhe emrin e saj por për motive privatësie nuk bëhet publik.
Mësohet se mjekja në fjalë ka shfaqur simptoma të virusit ndërsa ndaj saj ka nisur trajtimi mjekësor ku fillimisht i është nënshtruar testimeve.
Ende mbetet në kuadrin e rasteve të dyshuara ndërsa kujtojmë se gjatë orëve të paradites Fax News mësoi nga burimet se edhe shefi i Infektivit Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv me koronavirus, lajm të cilin pak minuta më vonë e konfirmoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
/FAXWEB.AL