Covid-19 nuk ndal nevojën për azil, Franca dhe Anglia kthejnë 112 qytetarë shqiptarë

Edhe pse bota është në situatë pandemie nga Covid-19, shqiptarët nuk janë tërhequr nga kërkesa për azil, por edhe refuzimi i vendeve është i madh. Në vijim të operacioneve të riatdhesimit, gjatë dy javë të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia.

Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende. Në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit ligjor të atyre shtetaseve që braktisin të miturit në vendet e BE-së, me qëllim fitimin e azilit, janë evidentuar 2 raste (një në Rinas dhe një në Kakavije). Policia ka proceduar penalisht dy persona përgjegjës për veprën penale “Braktisja e të miturve”.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, nuk do të tolerojë asnjë rast të migrimit të paligjshëm apo të abuzimit me lëvizjen e lirë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë drejt hapësirës SCHENGEN, të mos tentojnë të kërkojnë azil, sepse është përpjekje e dështuar dhe do t’iu refuzohet menjëherë kërkesa, nëse kanë këtë qëllim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?