Covid-19, OBSH në Shqipëri ofron mbështetje për strategjinë vjeshtë-dimër
Në një kohë kur vendi ndodhet përballë shifrave të larta të COVID-19, duhet një strategji e qartë e përballimit të saj në muajt në vijim.
Përfaqësuesja e OBSh-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën ka diskutuar për marrjen e masave të strategjisë së vjeshtës dhe dimrit për koronavirusin.
Menne shprehet se së bashku mund ta luftojmë dhe ta mundim Covid-19.
“Përfaqësuesja e OBSh-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne në një takim shumë të frytshëm me Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke diskutuar për marrjen e masave të strategjisë së vjeshtës dhe dimrit për #COVID19. Partneriteti ndërmjet OBSh-së dhe autoriteteve drejtuese të shëndetit në vend është pikë kyçe e zbatimit të politikave dhe planeve strategjike të veprimit për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Së bashku mund ta luftojmë dhe ta mundim COVID-19!“, thuhet në njoftimin e plotë të OBSH-së në Shqipëri.