Covid-19, përhapet frikshëm në shkolla dhe zyra shteti
Përhapja e Covid-19 në shkolla dhe zyrat e shtetit, është në shifra të larta. Vetëm në qarkun e Elbasanit numri i mësuesve të prekur ka shkuar në 27, ndërsa në Belsh janë karantinuar nxënësit e një klase. Rastet e fundit janë shënuar në shkollën 9-vjeçare ”Jashar Dunga” në Belsh, ku janë karantinuar nxënësit e një klase. Situatë shqetësuese është edhe në gjimanzin Konstandin Kristoforidhi në Elbasan, ku rezultojnë 3 mësues me Covid-19.
Kurse në Lushnje qytetarët kanë mbetur pa shërbim për shkak se përhapja e virusit ka detyruar mbylljen e zyrës së Shërbimeve të Integruara, ADISA. “Kam ardhur të bëj pashaportën. Erdha dje dhe brenda 3 ditëve duhet të iki në Greqi, kam fëmijën andej. Si bëhet kështu? Një njeri duhet të ishte se sbën brenda”. ”Kemi ardhur për të marrë një certifikatë”,- shprehen disa nga ata.
Edhe Zyra e Punës në Lushnje është mbyllur pasi aty rezultojnë 6 punonjës të prekur me Covid-19. Ky qytet regjistroi 9 raste të reja të martën, ndërsa që nga nisja e pandemisë, në qarkun e Fierit janë regjistruar 284 raste pozitive.