Covid-19 prek botën. Fjalimi i rrallë i Mbretëreshës Elizabetë: Jemi në luftë

Në Britani, Covid-19 i ka marrë jetën deri më tani 4,934, pasi ditën e sotme u regjistruan edhe 621 vdekje të reja, ndërkohë numri total i të infektuarve është 47,806. Lidhur me situatë të rëndë, Mbretëresha Elizabetë i është drejtuar sot kombit të saj me një fjalim jashtëzakonisht të rrallë, teksa e ka krahasuar gjendjen në të cilën bota ndodhet me atë të Luftës së Dytë Botërore.

“Sot, edhe një herë, shumë kanë ndjesinë e dhimbshme të ndarjes nga të afërmit. Por sot, ashtu si atëherë, ne e dimë, thellë-thellë, se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë. Jam e sigurt se kombi do të më bashkohet mua për t’ju siguruar ju të gjithë se ajo që ju po bëni po vlerësohet. Momentet kur Mbretëria e Bashkuar është bashkuar për të duartrokitur kujdesin mjekësor do të mbahen mend si një shprehje e frymës sonë kombëtare; dhe simboli i saj do të jetë ylberi i vizatuar nga fëmijët. Ata që vijnë pas nesh do të thonë se britanikët e kësaj gjenerate ishin po aq të fortë sa çdokush.Se atributet e vetë-disiplinës, të vendosmërisë së qetë me humor të mirë dhe të ndjenjës së miqësisë ndaj të tjerëve, ende e karakterizojnë këtë vend”.

Si masë mbrojtëse ndaj Lartëmadhërisë, mesazhi televiziv drejtuar kombit britanik u filmua nga një kameraman i vetëm, i veshur me pajisje mbrojtëse, ndërsa teknika ndodhej në dhomën tjetër. Kjo ishte dalja e saj e 5 televizive e këtij lloji gjatë mbretërimin e saj 68-vjeçar.

SHKARKO APP