Covid-19 prek Drejtorin e Urgjencës Kombëtare. Manastirliu: Gjendja e stabilizuar
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit dhe tashmë ndodhet në vetëizolim në banesën e tij. Për më tepër, ministrja bën të ditur se gjendja paraqitet e stabilizuar, ku edhe uron që ta kalojë sa më lehtë këtë situatë.
”Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik”,-shkruan Manastirliu.
Skënder Brataj është pjesë e Task-Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin. Deri më tani të prekur janë 123 persona, 5 të vdekur dhe 10 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Brataj është një prej 19 rasteve të reja të konfirmuar pozitiv ditën e sotme.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/913616079094443?__xts__[0]=68.ARDPT2g_U9DLsX0w7VBVb_9eQwMDThUtdSohvNnZQtHYjDiHCZe4Odxnfy4idxc5lXi6fTkDIJQSdsTu9pIydq6q85b61rDHSKdie8xnKzG8AmacsEV4FRjbcuxs-OWIbanqMGsU6-q290cn31yThSTivyRwteAuzXVrJClsPKZls32Zn5qfHJxao8eNCwDXNsFS6E8YJ_GRJS49fAx8lNZjLWo0pEp5yTtOqgZm3HxM-sR4ueRFOhUO6rQntXbvwnx7TN6i4me_0ybDKsgMY2Nwcr4bhT_qfgPmTPWf13XScBmZwC9-zy9ayu1ctRF6MGgKCQua8DzALYlqwnw&__tn__=-R