Covid-19 “prek” fermerët, 30 ton luleshtrydhe shkojnë dëm vetëm në Fier

Lufta me koronavirusin është një beteje e dyfishtë për fermerët.  Veç shëndetit ata po luftojnë edhe për ti shpëtuar falimentimit, për shkak të humbjeve që thonë se po pësojnë nga kufizimet e pandemisë. Kamera e RTV ORA në Fier ishte mes kultivuesve të Luleshtrydhes të cilët thonë se rreth 30 ton prodhim po shkon dëm çdo ditë.

Rreth 30 tonë luleshtrydhe në ditë po shkojnë dëm vetëm në Fier.

“Tregu shqiptar nuk konsumon më shumë se 10 ton në ditë. Këtu vilen 40 ton në ditë, 30 ton hidhen poshtë.

Lufta me koronavirusin po u kushton shtrenjtë kultivuesve në sera. Veç shëndetit, këtyre fermerëve po u rrezikon ekonomitë familjare.

“Jemi të falimentuar, kredinë që kam marrë nuk e shlyej dot as për 3 vjet”

Shumica e prodhimit ishte e destinuar për eksport.  Por kulmi i vjeljes përkoi me bllokimin e kufijve për shkak të pandemisë.

Blerësit nga jashtë nuk po vijnë.

“Kemi kërkesa  por nuk vijnë shoferët”

Tregu i brendshëm thonë se mbingopet me vetëm 1 të 4 e prodhimit. Çmimi I shitjes sipas tyre nuk justifikon as koston.

“Shumica po hidhet poshtë”

Ndaj me humbjet që thonë se po rrënojnë, edhe fermerët kërkojnë mbështetjen e shtetit.

“Shikojmë dhe dëgjojmë që Rama flet vetëm për bizneset, ndërsa për fermerët nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë”

Në qarkun e Fierit përllogariten rreth 250 hektarë sera të mbjella me luleshtrydhe që tashmë janë në pikun e prodhimit, ndërsa fermerët në rrezikun e falimentimit

SHKARKO APP