Covid-19 prek “skifterat”, në 12 ditë asnjë vjedhje

Karantina nuk ka prekur vetëm përditshmërinë e qytetarëve në Tiranë por edhe atë të “skifterëve”. Hajdutët kanë ngelur pa punë dhe shkak është bërë prania në banesa pothuajse 24 orë e qytetarëve në Tiranë. Kryeqyteti, vjedhjet e banesave dhe automjeteve i ka patur tradicionalisht gangrenë gjatë viteve të fundit, ku në gjithë Tiranën regjistrohen zakonisht dhjetëra syresh në ditë. Për këtë situatë është bërë edhe patrullimi i dendur i forcave të policisë dhe ushtrisë gjatë ditëve të fundit. Kontrollet për shkelësit e ndalim qarkullimit kanë bërë që edhe skifterët të hyjnë nëpër strofullat e tyre në pritje të ditëve më të mira për aktivitetin e tyre kriminal. Në vitin që lamë pas, Tirana do të regjistronte gjithsej 1.807 vjedhje e grabitje. Numrin më të lartë të tyre do e mbanin ato në banesa, me 274 raste të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?