Covid-19 prek të gjitha organet, mjekët identifikojnë 62 lloj komplikacionesh

3330 persona të prekur nga Covid-19 janë trajtuar në spitalet Covid 1, 3 dhe 4 që nga 9 marsi deri në 31 dhjetor të vitit 2020. Mjekët e kanë marrë në analizë të gjitha problemet që këta të sëmurë kanë shfaqur e për pasojë kanë dalë në përfundimin që Covid-19 prek të gjitha organet, duke shkaktuar 62 lloje komplikacionesh në organizëm.

“Në të sëmurët tanë me Covid-19 konstatuam prekje e të gjithë sistemeve të organizimit, dalluam 62 shfaqje sindrom klinike biokimik. Është sëmundje me karakter të sistemit që mund të prekë çdo sistem të organizmit”.

Ajo që zë vendin e parë për nga shpeshtësia është insuficenca respiratore progresive refraktare e hasur në 1746 pacientë, dhe që ka çuar edhe në vdekjen e 1120 pacientëve. Thyerje e diabetit meilitus, hepatit akut anektreit, çrregullimet kardiake, ishemitë janë të tjera komplikacione të shpeshta të shkaktuara nga Covid-19.

Studimi i kryer tek pacientët e shtruar në spital ka nxjerrë në pah se 5% kanë qenë forma të lehta, 12% të mesme, 55% të renda dhe 28% shumë të rënda.

SHKARKO APP